VIDEO/ Ernest Muçi zbarkon në Trabzon, fjalët e tij të para për klubin e ri

6 Shtator 2025 | 10:28

Ernest Muçi është huazuar nga Besiktas te Trabzonspor, në një lëvizje të papritur brenda kampionatit turk, në ditët e fundit të merkatos.

Sulmuesi shqiptar ka mbërritur në Trabzon dhe ka dhënë deklaratën e tij të parë për mediat, ku ka shprehur entuziazmin dhe gatishmërinë për këtë sfidë të re.

“I njoh të gjithë lojtarët. E di që sapo të bashkohem me ekipin, ata do të ndihen sikur kam qenë gjithmonë këtu, jo thjesht dikush që vjen nga jashtë. Jam shumë i emocionuar që do ta ndihmoj ekipin tim. Jam këtu i huazuar këtë vit, por do të bëj çmos për t’i treguar ekipit se sa i vlefshëm mund të jem për ta. Jam plotësisht gati fizikisht. Jam në 100% të formës sime dhe mezi po e pres të nis sezonin”, tha ai.

Muçi shtoi se është një lojtar i gatshëm të përshtatet me kërkesat e trajnerit dhe i aftë të luajë në disa pozicione.

“Unë jam një lojtar që është i hapur për të luajtur në pozicione të ndryshme. Gjithashtu pata një takim me trajnerin tonë dhe mendoj se ai është një trajner shumë i mirë. Mezi pres të filloj sezonin.”

Në deklaratën e dhënë pas mbërritjes, ai konfirmoi gjithashtu përfshirjen e një klauzole blerjeje në marrëveshjen e huazimit:

“Këtë sezon jam këtu si i huazuar, por në kontratë ekziston edhe opsioni për blerje. Dua që ky opsion të shfrytëzohet dhe do bëj më të mirën.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026