VIDEO| Mishi i pagatuar po nxit njerëzit të kthehen në vegjetarianë

16 Janar 2023 | 07:40

Javën e kaluar në Twitter u postua një video e një cope mishi të kuq që dukej sikur pulsonte. Videoja, e cila u bë virale në Facebook edhe në vitin 2020 duket se është rikthyer përsëri në vëmendje si një mënyrë për të nxitur njerëzit që të shkojnë drejt ushqyerjes vegjetariane. Kjo video tregon se çfarë ndodh kur kasapët i shtojnë kripë mishit të freskët.

Në videon virale, kasapi anonim e mban mishin pranë kamerës, në mënyrë që shikuesit të mund të shohin një kënd më të mirë të tij teksa shpërthen. Sipërfaqja e mishit pothuajse duket silur pluskon pasi reagon ndaj kripës.

Ekspertët kanë thënë më parë se kjo ndodh vetëm me mishin më të freskët dhe pulsimet shkaktohen nga mbaresat nervore të kafshës, të cilat janë ‘ende të gjalla’, duke reaguar ndaj kripës.

Në vitin 2015, një video e ngjashme me një copë mishi që pulson teksa varej nga një grep në një treg në Filipine u bë virale.

Lv Suwen, një ekspert në departamentin lokal të shëndetit të kafshëve tha në atë kohë: “Ju mund të jeni të sigurt, kjo pjesë e mishit është shumë e freskët dhe është nga një kafshë e therur së fundmi. Sistemi nervor qendror është i vdekur, por mbaresat nervore në muskuj janë ende në punë, sepse nervat nuk kanë vdekur ende.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024