VIDEO| Momenti kur policia gjen armën në çantën e 14-vjeçarit, çfarë deklaroi babai
Policia e Vlorës ka arrestuar një 14-vjeçar, i cili është kapur me armë zjarri dhe qindra fishekë luftarakë. I mituri u zbulua nga një video e publikuar në Tik Tok,, ku pas punës së policisë, në bashkëpunim edhe me psikologun, prindërit dhe punonjësit socialë, u bë e mundur të gjendej e fshehur në një çantë dore, pranë një banese në ndërtim, një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë. Arma ishte fshehur nga 14-vjeçari i arrestuar. Ndërkohë, “blutë” e Vlorës vijojnë punën për të identifikuar personin që i ka dhënë armën të miturit.
Euronews Albania ka siguruar pamjet kur policia ka gjetur armën e të miturit.
Babai i të miturit, Bardhosh Tozaj u shpreh se djali i tij, së bashku me shokët e kanë gjetur armën dhe kanë krijuar një video për ta shpërndarë në platformën TikTok. Tozaj shprehet se kur ka parë videon, ka kontaktuar me drejtuesit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” dhe me punonjësit e policisë.
View this post on Instagram
“Pashë një video që ishte shpërndarë mbrëmë në rrjetet sociale, sikur djali im ka qarkulluar në shkollën 9-vjeçare ‘Rilindja’ me një pistoletë, ky është një lajm i rremë. Informacionin policisë ia kam dhënë unë kur pashë videon e djalit tim me shokët në mal me pistoletë. Nnë shkollë qarkullon një lojë, ku hedhin një shok dhe e presin dhe videot i nxjerrin në TikTok. Është lojë e rrezikshme dhe për këtë arsye, unë isha në një mbledhje me drejtoreshën, mësuesen kujdestare dhe një psikologe. U thashë që kam parë një video, por nuk isha i sigurt nëse pistoleta ishte e vërtetë apo lodër. Ne u takuam me punonjësit e policisë në shkollë, ata panë videon me djalin dhe kuptuan se nuk ishte pistoletë lodër. Pistoletën e kanë gjetur në një objekt të pabanuar. E kanë marrë, kanë shkuar në mal, kanë bërë video në TikTok dhe më pas e kanë fshehur. Kishin gjetur edhe tre karikatorë. Djali nuk ka pasur probleme më parë, vetëm zënka në shkollë, se 14 vjeç“, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër