VIDEO| Ndërtohet skema e vrasjes së Gentjan Bejtjas, ekzekutimi brenda pak minutave
Emisioni Review në Euronews Albania ka rindërtuar skemën e vrasjes së Gentjan Bejtjas, 42-vjeçarit që u ekzekutua pasditen e djeshme në banesën e tij në fshatin larushk të Fushë-Krujës.
Siç shihet dhe nga skema, 4 persona dyshohet se kanë qenë autorët e ekzekutimit të ish-policit të burgjeve.
Me automjetin tip ‘Land Rover’ fuoristradë ngjyrë e bardhë ata kanë ardhur nga zona e Fushë-Krujës në drejtim të fshatit Larushk.
Rreth orës 16:20 minuta autorët janë futur në rrugicën ku ndodhet banesa e Gentjan Bejtjës.
Mjetin e kanë afruar deri në afërsi të portës kryesore dhe dyshohet se 3 persona të maskuar dhe me veshje të zeza kanë zbritur nga makina, ndërsa personi tjetër i ka pritur në makinë.
Porta kryesore ka qenë e hapur dhe një gjë e tillë i ka ndihmuar autorët të futen direkt në oborr.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur rreth 50 gëzhoja kallashnikovi.
Objektivi ka qenë në pjesën e pasme të shtëpisë kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të 43-vjeçarit kanë lëvizur në drejtim të fshatit Hasan vetëm pak metra vendit të ngjarjes dhe kanë djegur makinën.
Dyshohet se janë pritur nga një tjetër mjet i cili i ka larguar nga zona.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë