VIDEO/ Qeni orienton ekipet e shpëtimit drejt zonës së thellë të prekur nga tërmeti

13 Shkurt 2023 | 10:55

Një video është bërë virale nga ekipet e ndihmave që po shkojnë drejt zonave të prekura nga tërmeti në Turqi.

Anadolu Agency ka shpërndarë në rrjetin social Twitter një video, ku një ekip i ndihmave që kishte ngatërruar rrugën udhëhiqet nga qen drejt vendit ku ka ndodhur tërmeti shkatërrimtar i shkurtit.

Qeni shihet teksa vrapon me shpejtësi në drejtim të provincës së Kahramanmaras, një nga zonat më të prekura nga tërmeti.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 7.8 ballë, me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më datën 6 shkurt.

Lëkundjet e fuqishme u pasuan dhe nga pasgoditje pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Tërmeti shkaktoi shembjen e qindrave ndërtesave, duke bërë që të ndërronin jetë më shumë se 36 mijë persona.

Ekipet e emergjencave vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026