VIDEO| Shpërthejnë fishekzjarrët në Kamzë, Rakip Suli përshëndet nga dritarja

14 Maj 2023 | 20:26

Teksa janë numëruar vetëm, 2 qendra votimi në bashkinë Kamzë, mbështetësit e Partisë Socialiste kanë nisur festimet në rrugë.

Njerëz të shumtë kanë mbushur rrugët duke brohoritur emrin e kandidatit Rakip Suli, i cili ka dalë në dritaren e selisë së PS në Kamzë për të falënderuar mbështetësit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Fishekzjarrë të shumtë kanë ndriçuar qiellin e Kamzës ndërsa entuziazmi i mbështetësve të Sulit ishte i madh.

Deri tani janë kanë dalë rezultatet në dy qendra votimi për Bashkinë Kamzë, të cilat janë numëruar në KZAZ numër 27.

Në qendrën e parë ku kanë votuar 241 persona, Rakip Suli merr 143 vota, Arjan Hoxha 85 vota ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 6 vota.

Në qendrën e dytë nga 191 fleta votimi të numëruara, Rakip Suli ka marrë 130 vota, Arjan Hoxha 50 vota, ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 8 vota.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026