Vijojnë hetimet e aksidentit ajror, Trump: Helikopteri ishte mbi lartësinë e lejuar
Presidenti Donald Trump tha të premten se helikopteri i ushtrisë Black Hawk po fluturonte më lart se sa duhej në momentin që u përlas me avionin e kompanisë American Airlines pranë aeroportit Reagan në Uashington, në atë që duket se është elementi më i rëndësishëm që është mësuar deri më tani lidhur me hetimin.
Zakonisht, helikopterët ushtarakë fluturojnë mbi lumin Potomak, pranë aeroportit të ngarkuar “Ronald Reagan”, në atë që njihet si “Korridori 4”. Për arsye sigurie, lartësia maksimale që duhet të fluturojë helikopteri është 61 metra.
“Helikopteri Blackhawk po fluturonte në një lartësi shumë më të madhe se sa kufiri prej 61 metrash. Kjo nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar, apo jo”, shkroi Presidenti Trump në një postim në rrjetin Truth Social.
Një sërë agjencish amerikane po vazhdojnë të hetojnë shkakun e përplasjes që shkaktoi vdekjen e 67 personave.
Operacioni i kërkimit në lumin Potomak, ku ranë dy mjetet ajrore, po vazhdon teksa deri tani janë gjetur trupat e të paktën 40 personave.
Hetuesit gjetën të enjten të ashtuquajturat kutitë e zeza të avionit, i cili u nda në tre pjesë kur ra në lumë.
Hetuesit kanë nisur të shqyrtojnë çdo element të përplasjes, përfshirë pikëpyetjet se përse helikopteri Black Hawk po fluturonte mbi lartësinë e lejuar dhe nëse në kullën e trafikut ajror kishte aq personel sa duhej.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë