Viktima e parë në RMV, konfirmohen 3 raste pozitive me variantin britanik të COVID-19
Në Maqedoninë e Veriut janë identifikuar tre personat e parë që kanë infektuar me variatin e ri britanik të CPVOD-19, ku një prej tyre ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për qytetarë të infektuar nga Shkupi dhe Ohri. Rasti i parë është infektuar në 4 janar, kur një test pozitiv u konfirmua tek pacienti, i cili më pas humbi jetën si pasojë e virusit. Rasti i dytë është më 18 janar, ndërsa pacienti u lirua nga trajtimi tre ditë më parë.
Varianti i ri britanik u zbulua edhe tek një 46-vjeçar nga Shkupi i cili tashmë është shëruar.
Autoritetet në RMV bëjnë me dije se do të shqyrtohet mundësia që të mos ketë të tjerë të infektuar me këtë virus të rrezikshëm, veçanërisht nga grupi i fundit i Klinikës së Nefrologjisë, ku për një periudhë të shkurtër kohore ka dhjetëra pacientë.
Mjekët paralajmërojnë se për shkak se transmetohet lehtësisht ndryshe nga mutacionet e tjera, ai me siguri do të bëhet dominues në vend pas disa muajsh, si në shumë vende të tjera të botës.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti