Virozat e stinës, rritet fluksi i pacientëve në urgjencën pediatrike të Elbasanit

30 Tetor 2025 | 18:58

Rreth 700 fëmijë paraqiten çdo javë në urgjencën e Spitalit Pediatrik të Elbasanit, si pasojë e virozave që kanë prekur të vegjlit.

Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave ka bërë që edhe në urgjencën e Spitalit Pediatrik të Elbasanit të ketë një numër të shtuar të pacientëve të vegjël, të cilët kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha.

Në urgjencën e këtij spitali paraqiten në çdo 24 orë rreth 100 pacientë të vegjël, të cilët kanë simptoma si kollë, temperaturë e lartë, diarre dhe dhimbje fyti.

“Kemi rreth 90-100 paraqitje në 24 orë. Tashmë viroza gastrointestinale ia ka lënë vendin virozës respiratore. Më shumë vijnë fëmijë me temperaturë, me kollë, me zë të ngjirur. Në kolektiv përhapja e infeksioneve është më e madhe, ndikon frekuentimi i kopshteve dhe shkollave,” thotë Irena Palloshi – Shefe e Pediatrisë Elbasan.

Sipas mjekëve pediatër, ndryshimet e shpeshta të motit ndikojnë në përhapjen e infeksioneve respiratore, ndërsa prindërit këshillohen të mos neglizhojnë simptomat e para.

“Këshilla jonë është që prindërit të jenë të kujdesshëm, të monitorojnë temperaturën, t’i lirojnë rrugët e hundës, t’u japin çajra të ngrohtë. Të mundohen, sidomos kur janë fëmijë të vegjël ose të porsalindur, t’i mbajnë larg fëmijëve të kopshtit dhe shkollës, sepse ata janë më të fuqishëm dhe me imunitet më të fortë për të kaluar një virozë respiratore. A e kemi ne edukatën e duhur për t’u paraqitur tek mjeku në momentin e duhur apo vetëm kur agravon gjendja? Kemi dy lloj prindërish: kemi prindër që alarmohen me kollën e parë, gjë që s’është normale, por ka edhe raste që fëmijët vijnë me vonesë, kur jemi të detyruar të ndërhyjmë qoftë me terapi intensive, apo me shtrim në spital,” thotë Irena Palloshi – Shefe e Pediatrisë Elbasan.

Specialistët bëjnë thirrje që prindërit të mos neglizhojnë simptomat e para tek fëmijët dhe për të pavaksinuarit këshillojnë të marrin dozën e vaksinës kundër gripit të stinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026