“Viti i fundit i qeverisjes Kurti”! Çfarë parashikon deputeti
Deputeti i PDK, Hisen Berisha tha në një intervistë për Euronews Albania se ky është viti i fundit për qeverisjen e Albin Kurtit në Kosovë.
Berisha u shpreh se opozita ka qenë gjithmonë bashkëpunuese me qeverinë, por me kushtin që veprimet e saj të jenë të harmonizuara me partnerët ndërkombëtarë, gjë që nuk ka ndodhur.
Sipas tij, pas çdo veprimi patriotik të Kurtit fshihen veprime dhe marrëveshje antikushtetuese.
“Përvoja e këtyre viteve qeverisje na ka bërë të kuptojmë se pas çdo veprimi patriotik të këtij kryeministri kemi edhe veprime të tera antikushtetuese siç ishin marrëveshjet e dëmshme për energjinë, lëvizjen e lirë dhe asociacionin. Nëse humbim një të katërtën e territorit, për çfarë sakrificash po flasim dhe pse e bëmë një luftë me shumë viktima. Ndaj u bashkuam në këshillin drejtues të partisë, jo zgjedhje këtë vit, por ky është viti i fundit i kësaj qeverie. Në zgjedhjet e kaluara kemi lejuar vjedhjen industriale, këtë herë nuk do lejojmë vjedhjen e votave”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 08:47 BE refuzon pezullimin e kontrolleve të reja kufitare pas thirrjeve nga aeroportet dhe linjat ajrore
- 08:39 Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan
- 08:30 Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas
- 08:30 Gjoba deri në 200 euro, Varenna rregulla të reja për turistët që lëvizin nëpër fshat pa bluzë ose me rroba banje
- 08:28 Darka në Samitin e NATO-s mes Von der Leyen dhe Erdogan shkon me tensione mes palëve
- 08:24 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit