Vizita e Gabriel Escobar në Tiranë, vjen reagimi i Berishës: Ja pse më pëlqeu
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vizitën e të dërguarit të Posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat pasi fjalës që ka mbajtur në Kuvend, Berisha theksoi se vizita i pëlqeu, por ka refuzuar të komentoj pyetjen e gazetares se përse diplomati nuk e takoi.
Më tej, ai shtoi se në programin elektoral të fushatës do të shtojnë dhe pikën për ekstradimin e Edi Ramës sapo SHBA ta kërkoj pas përfundimit të hetimeve për çështjen “McGoningal”
“E ndoqa vizitën e Escobar në Tiranë. Vizita më pëlqeu. Kaq mund të them. Kam një eksperiencë politike. Ajo që mund të garantojë Escobar se në programin elektoral të Berishës do të shtohet një pikë: Ekstradimi i Edi Ramës në ShBA, sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me Mc Gonigal”- tha Berisha.
Ai theksoi mes tjerash se ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan dhe se me 100 përqind ajo do jetë në hetim, gjë për të cilin i ka bërë thirrje edhe FBI-së.
“Ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan. Me 100 përqind ajo do jetë në hetim. Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë afera korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim. E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli. Nuk mund t’i lejoj vetes të akuzoj një njeri, shqiptar apo të huaj”- tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë