Vlerësimi për Berishën, Mazniku: Më negativ se mendimi për gjithë partinë
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku tha për “Barometri” në Euronews Albania se vlerësimi negativ për Sali Berishën si individ është edhe më negativ se ai për partinë.
“Edhe pse ka njerëz që nuk kanë mendim pozitiv për kryeministrin, po të bësh bashkë njerëzit që kanë mendim pozitiv për zotin Berisha dhe zotin Meta nuk i bëjnë 44%. Nëse në njërin krah ka 52% të njerëzve që kanë një opinion të mirë për kryeministrin dhe liderin e Partisë Socialiste, ndërkohë që në krahun tjetër përqindja e njerëzve që kanë një opinion negativ është shumë herë më e madhe sesa njerëzit që kanë opinion pozitiv për Partinë Socialiste, do të thotë që negativiteti për liderin e opozitës shkon përtej linjës politike tipike,” – u shpreh Mazniku.
Sipas tij nuk është rasti kur mund të thuhet se socialistët kanë një mendim të mirë për liderin dhe të keq për kundërshtarin dhe anasjelltas. Ai theksoi se për secilin prej njerëzve që përfaqësojnë opozitën ka një mendim negativ i cili është më i madh në numra se sa ato që do të kishin vetëm ata që mbështesin të majtën.
LEXONI GJITHASHTU:
- Veliaj – Këlliçi, kush e fiton Tiranën? Projeksionet finale të Barometrit
- Veliaj me operatorët turistikë në Kavajë: Ata i duan bashkitë për përçarje dhe sherr
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet