Vlerësimi psiko-social i mësuesve, ekspertët dhe mësuesit të ndarë në mendime

31 Mars 2022 | 08:49

Ministria e Arsimit ka vendosur të bëjë vlerësime psiko-sociale, në mënyrë periodike te mësuesit, por vendim ky ka sjellë reagime kontroverse.

Ekspertja e Arsimit Valbona Nathanaili e cilëson vendimin e ministrisë “të ekzagjeruar”.

Në emisionin Mirmëngjes në Euronews Albania, ajo thotë se jo të gjithë mësuesit mund të jenë subjekt i një testi të tillë.

“Jo të gjithë mësuesit janë subjekt i një testi të tillë, vetëm sepse ka disa raste ku mësuesit kanë shkelur etikën”, tha Nathanaili.

Nathanaili shton se teste të tilla mund të jenë hartuar për popullatën e një vendi tjetër, por “nuk mund të merren shabllon për Shqipërinë që ka një terren tjetër kulturor e shoqëror”.

Ndërsa, Zhaneta Këmbora, mësuese në Lushnje, thotë se një nismë e tillë i duket e arsyeshme dhe “e domosdoshme”.

Këmbora thotë se një vlerësim i tillë do i ndihmonte mësuesit, të cilët kanë një profesion të vështirë.

“Mësuesi ka nevojë për ndihmë, është profesion që ka një skaner të hapur dhe publik”, tha Këmbora.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026