Vllaznia në krye të klasifikimit, Dinamo ndalet nga Teuta në “Niko Dovana”
Vllaznia vijon performancën pozitive në kampionatin shqiptar duke rrëmbyer një tjetër fitore, këtë herë ndaj Bylisit në shtëpi. Një përballje e dominuar nga kuqeblutë, të cilët fituan në shifrat 2-0.
Një gol i Stojanovic zhbllokoi shifrat, e pas tij mundësia qe për ballshiotët që shpërdoruan një 11 metërsh me Rucin. Në minutën e 80’, kapiteni Balaj shënoi dhe golin e sigurisë, që sjell 3 pikët e radhës për shkodranët, me 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në 6 javë kampionat.
Në mbrëmje u zhvilluan dhe 2 duele të tjera në kuadër të javës së 6-të, Teuta-Dinamo dhe Elbasani-Egnatia. Të dyja të mbyllura në barazim. Në Niko Dovana, skuadra dinamovite arriti të shënojë e para me Zabërgjan, më pas vendësit barazuan me Torrajn. Në Elbasan nuk pati gola, edhe pse skuadrat krijuan disa raste shënimi, por nuk mundën ta ndalin topin në rrjetë.
Ekipi që duket se po bind deri më tani është Vllaznia, e cila numëron 13 pikë e vendosur në krye, më pas Egnatia, Elbasani, Partizani, Dinamo, Teuta, Skënderbeu, Tirana, Bylis dhe Laçi.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 21:40 Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes