Vlora Çitaku: Bojkotimi i takimit me liderët e Ballkanit, kapriço e Kurtit
Bojkoti që Kosova i bëri takimit informal që do të mbahet të hënën në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit është dënuar ashpër nga opozita në Prishtinë.
Në një reagim në rrjetet sociale nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e konsideron fëminore sjelljen e Kurtit dhe papërgjegjshmëri politike refuzimin e tij për të qenë pjesë e një tryeze shumë të rëndësishme.
Përmes ironisë, Çitaku shkruan se Kurti nuk ishte i ftuar në dasmë, por në një takim me liderët e rajonit dhe refuzimi është thjesht një kapriço personale e Kryeministrit të Kosovës.
“Fëmijërore dhe politikisht e papërgjegjshme sjellja e Kryeministrit Kurti. Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?! Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në dasmë familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu”.
Me pjesëmarrjen e komisionerin për Zgjerim, Oliver Varheyli, liderët e rajonit do të diskutojnë për procesin e Berlinit. Në takim do të jenë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministri në detyrë I Malit të Zi, Dritan Abazoviç kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, ndërsa qeveria e Kosovës e ka bojkotuar takimin.
Kurti ndodhet në Greqi në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, ku po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)