Vlorë| Arrestohen 3 punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre

20 Shkurt 2025 | 12:41

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Indoor”, Policia e Vlorës ka arrestuar 3 shtetas dhe ka proceduar penalisht 5 të tjerë, mes të cilëve janë edhe 3 punonjës të OSHEE-së.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve kanë proceduar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” tre punonjësit e OSHEE-së me iniciale F. Gj. 50 vjeç, E. O. 40 vjeç dhe G. H. 58 vjeç.

Hetimet tregojnë se të arrestuarit në kundërshtim me detyrat e tyre, nuk kanë ushtruar kontroll për lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në një objekt ku u gjet një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026