Vlorë| “Kanalet kulluese vatër infeksionesh”, banorët: 30 vite asnjë ndërhyrje

4 Korrik 2024 | 16:30

Mungesa e pastrimit të prej vitesh të kanaleve anash rrugës në lagjen 10 Korriku në Vlorë ka ngritur shqetësimin e banorëve, të cilët tregojnë se ajri I ndotur dhe ambienti i pa pastruar prej 3 dekadash po kthehet në rrezik potencial për shëndetin e tyre. Ata e kanë ngritur këtë shqetësim prej vitesh, po asnjëherë nuk ka pasur ndërhyrje nga institucionet përkatëse. Ata tregojnë se kanalet kulluese mbajnë vetëm mbeturina dhe insekte të rrezikshme.

“Kanë ato mbi 30 vjet po, që nuk pastrohen, jo asnjë herë, si pastrojnë  këto, mbeturinat plot, jo barëra mund të  ketë gjarpërinj, infeksion, mushkonja ka shumë problematika, hedhin mbeturina, herë pas here që shpërthen uji, si në rrugë edhe këtu te këto tubacione, me stres jetojmë se është burim sëmundjesh”, tha një banor i zonës.

Qytetaret kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për pastrimin e kanaleve, pasi ata i druhen faktit se sëmundjet infektive mund të kërcënojnë jetën e banorëve.

“Po kemi kërkesë që bashkia ti bëj këto gjëra se taksat na i merr bashkia dhe këtej as 100 metra asnjë herë kurrë nuk vijnë ti pastrojnë këto kanalet se marrin mundimin, më  e shumta çdo gjë  e bëjnë banorët e zonës vet, individualisht”, tha një banor.

Pamjet e lagjes 10 korriku në Vlorë tregojnë nevojën urgjente për ndërhyrje në menaxhimin e mbeturinave dhe pastrimit e kanalizimeve për të siguruar një mjedis më të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë banorët e zonës, por edhe për imazhin e qytetit turistik.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026