Vlorë| Ndarja e hapsirave në plazhe, ankesa për zaptimin nga privati

14 Maj 2024 | 17:04

Çelja zyrtarisht e sezonit turistik në Vlorë ka sjellë edhe problemet e para. Ndarja e hapsirave publike dhe private ka bërë që shumë qyetarë të Vlorës të ankohen, pasi raporti i ndarjes dhe zënia e hapsirave publike ju kufizon mundësinë për të pushuar buzë detit.

Në mbarë hapsirën e bregdetit, plazhet private kanë marrë pjesën më të madhe të territorit dhe kjo ka bërë që shumë banorë të Vlorës të mos pajtohen me këtë vendim. Ata kërkojnë që të rishikohet vendimi dhe hapsirat në plazhe të ndahen në mënyrë të barabartë.

“Problemi është që nuk ke pushtet lokal, që do të thotë është anarshi për mua, ka abuzime, e shikon këtë? Ne jemi rritur në plazh, dhe na e kanë vënë murin mu te gryka, ka pasur dhe përplasje vjet, mos kalo këtu thot ai edhe janë zënë, mos kalo këtu thotë ai se është plazh privat, kujt ja ka lënë babai? Ai është plazh publik, ai nuk e ka pronën e tij”, tha një i intervistuar.

“E vërteta është kështu që nuk ka plazhe të lira për qytetarë dhe janë burime konfliktesh dhe në vende të tjera 50% lihet plazh publik 50% lihet plazh privat, ai ka zënë gjithë plazhin e vjetër. Nuk është e drejtë kjo punë, ne jemi rritur në Vlorë, jemi rritur buzë detit, ai stë lë atje e vë shëzllonin ngjitur me buzën e detit, nuk është e drejtë”, tha një tjetër i intervistuar.

Kjo situatë e krijuar ka përcjellë ndjesi negative edhe tek turistët e huaj.

“Ne kemi parë sezonin e kaluar këtu në Vlorë se pothuajse e gjithë vija e detit ishte e bllokuar dhe kjo është e cuditshme. Ne nuk na pëlqen ashtu, ne kemi qënë këtu prej dy vjetësh, gjatë verës sepse na pëlqen Vlora. Por sa i përket zaptimit të hapsirave, kjo nuk është e drejtë”, tha një turist i huaj.

Drejtori i Drejtorisë së Aseteve Publike në Vlorë shpjegon se aplikimet e ndarjes së plazheve kanë nisur që prej nëntorit të vitet të kaluar, ndërsa autoriteti që ai drejton do të jetë gjithmonë në mbrojtje të së drejtës së qytetarëve.

“Në të gjitha plazhet nga ana jonë ushtrohen vazhdimisht kontrolle të vazhdueshme, pikërisht për këtë gjë, që përvec kushteve që duhet të kenë, këto struktura ose këto plazhe, kryesorja është që të respektohet hapësira, sa do të jetë publike sa do të jetë private, vazhdimisht qytetarët ankohen pikërisht për këtë gjë, dhe duke qenë se jemi në mbrojtje të interesave të qytetarëve kemi detyrimin ligjor edhe moral që kjo të jetë në respektim të Vkm përkatëse”, tha Dorian Demiri, Drejtori i Drejtorisë së Aseteve Publike në Vlorë.

Autoritetet lokale shprehen se po punojnë në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të drejtë, duke zbatuar raportin 80% me 20%, një plan i qartë dhe transparent për ndarjen e hapësirës së plazheve, si dhe investime në plazhet publike ekzistuese në Vlorë për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me...
21:37 | 24/06/2026

Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)

Një stuhi e fortë breshëri ka goditur fshatin Drizë, në bashkinë e Gramshit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin bujqësor dhe duke vënë në...
21:32 | 24/06/2026