Vlorë/ Projekti për rregullimin e “24 majit” po zgjatet, zotërojnë gropa dhe balta

7 Nëntor 2023 | 17:11

Lagjja “24 Maji” në Vlorë po i nënshtrohet rregullimit, por punimet në këtë zonë janë shumë të ngadalta. Ankesa vjen nga banorët e zonës, të cilët çdo ditë ecin në rrugët me pluhur e baltës

Rrugë me gropa, pluhur, baltë dhe kantiere të hapura me muaj të tërë. Me këtë gjendje përballen banorët dhe kalimtarët në lagjen “24 maji” në Vlorë, aty ku punohet për rregullimin e saj, por puna nuk përfundon kurrë.

 “Banorët e kësaj lagjeje shprehen se vonesat për përfundimin  e këtij projekti, kanë bërë që këto rrugë të lihen në harresë, në dimër janë të pakalueshme dhe në verë i mbyt pluhuri, duke e bërë jetesën e banorëve të kësaj lagjeje ,shumë të vështirë”

 “Po them se i kanë vonuar aq shumë sa ne po ruajmë shtëpitë me armë, nga hajdutët, se s’kanë mbyllur as kangjella, asgjë fare fare. Këtu ka pasur një kanal kullues, i gjithi është zënë, bashkia u ka dhënë një letër të gjithëve për të qenë ekzistues kanali kullues. Kanë mbi një vit e gjysmë(punimet) Pullcetat janë hapur i vënë një kapak edhe…sot vënë kapakun, nesër hedhin betonin..”

Banorët ankohen se rrugës nuk po i kushtohet rëndësi, në mënyrë që puna të ketë një mbarëvajtje më të shpejtë. Për këtë arsye ata ndihen të lënë pas dore dhe jashtë vëmendjes nga bashkia e qytetit.

 “Unë nuk kam ndonjë shpresë që të bëhet. Punimet kanë rreth 1 vit-1 vit e gjysme. Hidh dhe andej hidh dhe këtej. Problemi qëndron se duhet të punojnë me ritme më të mëdha, jo puno 2 orë e ikën. Bënë një plan  që do ndërtojnë murin secili e ka ndërtuar murin si do, vihet një plan zbatohet një plan Nuk ka një tabelë që ta kenë vendos projektin, nuk e dimë fare.2023-shi mos të kesh rrugë, mos të kesh ujë për të pirë, s’ka ujë.

 “Jemi në harresë totalisht .Të vënë dorë ,ta bëjnë këtë vend se gjynah. U ktheva me perspektivën se ky vend do bëhët, mjerë kush ikën i fundit.”

“24 Maji” është lagje periferike në Vlorë, por një pjesë e banorëve që jetojnë aty, e lidhin të ardhmen me këtë pjesë të qytetit dhe nuk ngurrojnë madje ta cilësojnë si Vlora e Re.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026