Von Cramon: S’ka arsye të mos liberalizohen vizat për Kosovën
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon deklaroi se nuk ka arsye të mos liberalizohen vizat për Kosovën menjëherë.
Deklarata e saj erdhi pas raportimeve se në takimin e sotëm të Grupit Punues për vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, është vendosur që liberalizimi të hyjë në fuqi më 1 nëntor të vitit të ardhshëm, bashkë me sistemin ETIAS.
“Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Von Cramon në Twitter, shkruan KlanKosova.
Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian sapo ka njoftuar se Grupi Punues për Vizat i Këshillit të BE-së ka zhvilluar diskutimin e dytë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas përgjigjes për KlanKosovën, shtetet anëtare kanë diskutuar rekomandimin e Presidencës Çeke për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS, duke theksuar se është arritur progres në negociata.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
Bordi i Paqes: Trupat e FSK-së i bashkohen forcës shumëkombëshe për stabilizimin e Gazës
Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
- 17:20 Rifillimi i sulmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës
- 17:12 Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm një nëndetëse dhe një bazë për mirëmbajtjen e anijeve në Iran (VIDEO)
- 17:01 Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi