“Vorio Epiri ka vdekur, Greqia partner”, Rama: Më kanë kërcënuar në adresën time

3 Nëntor 2024 | 11:13

Kryeministri Edi Rama po zhvillon paraditen e së dielës një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik në kuadër të takimeve më diasporën.

Në fjalën e tij Rama foli edhe për protestën e paralajmëruar nga ekstremistët grekë kundër vizitës së tij në Selanik.

Teksa i cilësoi fosile të së shkuarës, Rama tregoi se është kërcënuar në adresën e tij për një term që ka vdekur me kohë si Vorio Epiri.

“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu, rreth e rrotull, një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes sime për t’iu takuar ju. Me fletushka dhe me parulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir, kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje në adresën time, kërcënime që më shkaktojnë keqardhje, ashtu siç me shkakton çdo spazëm e çdokujt në Shqipëri, që i ushqen. Vorio Epiri është term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr. Kush e përdor akoma sot termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon pafuqinë e vet për të jetuar në shekullin e 21. Këto janë fosile për gjynah, nuik duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh ndjenja jo miqësore. Greqia është partner i pazëvendësueshëm. Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026