Votimi elektronik në Elbasan, Dervishi: Më i lehtë se votimi me fletë
Elbasani është bashkia e parë e madhe në vend që do të aplikojë votim dhe numërim elektronik për zgjedhjet lokale të 14 majit.
224 janë qendrat e votimit ku do të aplikohet kjo risi në të gjithë qarkun.
Fakt është që një pjesë e madhe e të moshuarve nuk janë të mirëinformuar për mënyrën e votimit elektronik.
Përfaqësuesi i KQZ-së në Elbasan, Luan Dervishi tregon me detaje se si do të funksionojë votimi elektronik dhe masat që janë marrë për çdo rast.
“Ky lloj votimi është aplikuar dhe dy vjet përpara dhe ka dalë me sukses dhe besoj edhe në Elbasan do eci mbarë. Ne kemi marrë masa për çfarë do lloj rasti, edhe për rastet ekstreme që mund të bllokohet. Në te tilla raste do lajmërohet KQZ, ndërkohë që kemi marrë masa për të kaluar në votim manual,” – u shpreh ai.
Përfaqësuesi i KZAZ-së numër 49 tregon se votimi elektronik do të jetë shumë herë më i lehtë se mënyra e votimit me fleta.
“Votimi elektronik është më i thjeshte se votimi me dorë është shumë më i thjeshtë dhe ai që ka pasur vështirësi në votimin me dorë në moshat e vjetra këtu do ta ketë shumë të thjeshtë,” – sqaroi Dervishi.
Në të gjithë Bashkinë e Elbasanit janë 171 mijë persona mbi 18 vjeç që gëzojnë të drejtën e votës. Baza materiale do të shpërndahet ditën e shtunë, përfshirë edhe pajisjet elektronike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë