“Vrasësi i Nikualj lëvizi 17 km dhe s’u ndalua”, Gazetari: Ku mund të jetë larguar

24 Prill 2023 | 17:27

Gazetari Eklier Bushkolaj tha në një intervistë për Euronews Albania, se organizimi i policisë pas vrasjes në Shëngjin nuk ka qenë i duhuri, pasi siç tha ai ekzekutuesi i Ardian Nikualjt ka lëvizur për 17 kilometra me skuter, mjet që është lehtësisht i kapshëm nga makinate policisë.

Gjithashtu gazetari tha se gjurmët e autorit kanë nisur të zhduken në Balldren, ndërsa  mendohet se është larguar nga Vau i Dejës me një foristradë.

“Largimi me një  motor të  vogël mjet skuter është për të shpërqendruar vëmendjen e policisë. ajo që më bën përshtypje është organizimi i policisë pas ngjarjes.

Po flasim për një zonë si Shëngjini e cila ka vetëm një rrugë kryesore hyrje-dalje, pasi rrugët e tjera janë rrugë qorre. Ai me atë motor ka shkuar nga Shëngjini në Lezhë që është 7 kilometra dhe më pas  nga Lezha deri në Balldren që është po 7 kilometra, pra ka bërë 14 kilometra rrugë me një mjet lehtësisht të kapshëm qoftë nga një makinë të thjeshtë policie dhe nuk është hasur askund dhe nuk është ndaluar askund. Pastaj ty në zonën e Balldrenit nis humbja e gjurmëve.

Mendoj se ai nuk ka zgjedhur superstradën Lezhë-Shkodër, por rrugën e vjetër, Lezhë- Veu i Dejës-Shkodër. Në zonën e Vaut të Dejës, më konkretisht në Kukël, humbasin gjurmët e tij, mendohet që autorët apo bashkëpunëtorët kanë përdorur një mjet autostradë, por tani nuk dihet drejtimi që ka marrë.

Ai mund të ketë marrë rrugën e fushë-Arrëzit, të jetë futur në rrugën e Kombit drejt Kosovës, të jetë futur në Shkodër të ketë marrë rrugën e Velipojës ”,-tha Eklier Bushkolaj.”,-tha Eklier Bushkolaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026