“Vrasësi s’i dorëzoi djalin nënës”- Gashi zbardh ekzekutimin e 21-vjeçares në Kosovë
Gazetarja Edona Gashi ka rrëfyer detaje lidhur me vrasjen e 21-vjeçares në Kosovë nga ish-partneri i saj.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Gashi tha se konflikti nisi pasi vrasëse nuk ia dorëzoi fëmijën nënës pas ndarjes.
Ajo tha gjithashtu se vrasësi ishte i martuar dy herë dhe sipas saj, nga martesa e parë kishte edhe 3 fëmijë.
“Po flasim çdo ditë, po reagojmë në forma të ndryshme, mirëpo fakti që po vriten çdo ditë gra, po vijon. Nuk është se janë zbardhur shumë raste, por ajo që dihet është se personi në fjalë ka qenë i martuar edhe më herët dhe ka 3 fëmijë nga martesa e parë dhe 1 fëmijë nga martesa e dytë.
Ai ka thënë në gjykatë se ka dashur të bëjë edhe vetëvrasje pas ngjarjes, por nuk i kanë mjaftuar plumbat. Ajo që dihet është se vrasëse në këtë rast nuk e ka dorëzuar fëmijën dhe këtu ka nisur gjithë konflikti me institucionin ku kanë shkuar fillimisht.
Është një akt shumë i keq që një vajzë 21 vjeçare të humbë jetën. Ajo që dihet deri tani është se vrasësit i është caktuar masa e paraburgimit. Jetonin në Ferizaj, por nuk ka shumë detaje”, tha Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë