Vrasja dhe misteri mbi Liridonën, deputeti i LVV: Do votoja pro dënimit me vdekje
Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ka pranuar në një intervistë të dhënë për Euronews Albania se është pro vendosjes së dënimit me vdekje në Kosovë.
Gjatë një dokumentari të realizuar nga gazetari Andrea Danglli për vrasjen e Liridona Ademaj, ligjvënësi kosovar tha se do të votonte pro nëse një nismë e tillë do të paraqitej në parlamentin e Kosovës.
Megjithatë ai nënvizoi se vendosja e dënimit me vdekje për parandalimin e krimeve të rënda është e vështirë të realizohet për shkak të përafrimit të legjislacionit të kosovës me atë të BE-së.
“Unë kam propozuar kthimin e dënimit me vdekje, në fakt dhe pse është e vështirë të realizohet, për shkak të problematikës që ka kjo iniciativë, si rrjedhojë e përafrimit të legjislacionit tonë me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Megjithatë nëse do të vijë në shprehje një iniciativë e tillë, unë si deputet do ta votoja rikthimin e dënimit me vdekje për ata që kryejnë vepra të rënda të tilla.
Jemi dëshmitarë se në shumicën e vendeve ka ekzistuar dënimi me vdekje si masa për të parandaluar veprime të tilla të rënda.
Unë e kuptoj se jemi në momentete kur Kosova po punon për të ecur përpara në përmbushjen e atyre kushteve për t’u bërë pjesë e BE, por këto vepra kaq të rënda kriminale do të duhet disi t’i frenonim dhe të ishim sa më shumë rigoroz për sa i përket dënimit”, tha deputeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë