Vrasja e 49-vjeçarit nga vajza, komshiu: Gropa 1 m e gjysmë… Ç’më tha vëllai i tij

23 Shkurt 2024 | 11:38

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku një 49-vjeçar, Pëllumb Meta, dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vajza e tij, 19-vjeçarja Hygerta Meta.

Komshiu i viktimës ka thënë se i duket e pabesueshme që vrasjen vajza ta ketë kryer e vetme.

Ai tha se të dyshuar kryesorë duhet të merren edhe familjarët e tjerë të tij, pasi sipas tij, të hapësh gropë 1 metër e gjysmë në oborrin e shtëpisë dhe të mos e dijë gruaja dhe fëmijët, duket e pabesueshme.

Ai tha gjithashtu se kishte shkuar për ngushëllim te i vëllai i viktimës, i cili i kishte thënë se i dukej e pabesueshme ngjarja e ndodhur dhe se në oborr për groposjen e Pëllumbit ishte hapur një gropë 1 metër e gjysmë.

“S’ka pasur as zhurma, as ngatërresa familjare. Nuk është dëgjuar as zhurmë arme asgjë. Pas tre ditësh u mor vesh që ai u zhduk. Ka qenë shumë familjar i rregullt. Vajza më e urtë nona nuk e bënte. Vajzën e ka pasur në prag fejese më duket në Ishëm, me shkesi. Zona e ktyre e kanë traditën me shkesi, nuk e lejojnë që ta gjejë burrin vetë.

Vajza 19-vjeçe, s’ma merr mendja ta ketë bërë e vetme, se nuk është ndonjë trup kushedi. Si mund ta groposësh në oborr dhe të mos kenë dijeni familjarët. Gjithë ajo gropë një metër e gjysmë që më thotë i vllai mua… Vëllai i vetë është i habitur, ‘si ndodhi kështu kjo punë mor burrë më tha’. Me burrin pija kafe përditë. Por me familjen nuk para kemi shkuar, sepse ka qenë edhe vetë fanatike e zonja. I biri ka bërë denoncim pas tre ditësh.

Më tha mua më ka humbur baba, po shko denonco i thashë unë. Dyshimet janë te familja, askund tjetër. Të vrasësh burrin dhe mos ta dijë nëna dhe fëmijët, nuk ka mundësi, sepse ai është varrosur brenda oborrit të shtëpisë. Gjendja ekonomike e tij ka qenë shumë e mirë. Nuk ka nga dikush tjetër këtë gjë. Tokat i ka të babës së vetë, i ka me ligjin 7501”, tha komshiu i Pëllumb Metës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026