Vrasja e Astrit Kalasë, flet avokatja që e njihte nga afër: Gjyqtar cilësor

6 Tetor 2025 | 20:55

Avokatja, Bitilda Mehmeti në një lidhje live në “Euronews Now” me Ilir Kazaferi ka folur në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Mehmeti gjatë fjalës së saj ka bërë me dije se me Kalanë njihej dhe se ka punuar me të në fillimet e saj të karrierës.

Ajo më tej e vlerësoi gjyqtarin e ndjerë për punën e tij ndërsa foli lidhur me sigurisë në sistemin e drejtësisë. Avokatja theksoi se në momentin se në një çështje civile futet lehtësisht dikush me armë kjo tregon se mund të ndodhin raste tilla të tjera teksa shtoi se mund të ndodhë një kasaphane.

“Rasti që ka ndodhur sot ka lënë në shok të gjithë shoqërinë tonë, mbi të gjitha sistemin e drejtësisë pasi tregon haptazi se çfarë ndodh aty. Sesa vulnerabël mund të jetë situata dhe si nuk ka asnjë sistem sigurie, të një kontrolli të arsyeshëm.

Sepse në një çështje civile hy dikush me armë dhe nuk kontrollohet, aty mund të ndodhë një kasaphane. Është një rast i paprecedentë e cila duhet të reflektojë shumë thellë në sistemin e drejtësisë për të parë sesi është cenuar ky sistem sigurie dhe sesi duhet proceduar e bërë në vazhdim,” u shpreh Mehmeti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 48-vjeçar është vënë në pranga këtë të martë nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë...
13:25 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026