Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit, Apeli kërkon një grua për punonjëse sigurie

14 Tetor 2025 | 15:50

Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Gjykata e Apelit po kërkon të punësojë një punonjës sigurie.

Në përshkrimin e pozicionit të punës të publikuat nga Gjykata specifikohet që punonjësi i sigurisë të jetë grua.

Tirana u trondit më 6 tetor nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në një proces për prona.

Elvis Shkambi 30 vjeç, qëlloi me 3 plumba sapo gjyqtari mori vendim kundër xhaxhait të tij. Autori qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj. Pas krimit, i riu iu dorëzua patrullës së policisë në dalje të gjykatës.

Në pranga u vu edhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj.

Në pranga u vu edhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj. Sipas policisë, roja i sigurisë në gjykatë nuk ka marrë asnjë masë për të ushtruar kontroll fizik ndaj dajë e nip Elvis dhe Gjon Shkambi, edhe pse skaneri në momentin e hyrjes së tyre në sallë sinjalizoi praninë e metaleve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026