Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron me kusht Arbër Paplekajn

18 Dhjetor 2025 | 12:40

Gjykata e Durrësit ka liruar me kusht Arbër Paplekajn, ish-efektivin e RENEA-s, i cili u përfshi në konfliktin me armë në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Nga argumentet e paraqitura të cilat gjykata i pranoi, Paplekaj e kërkoi lirimin me argumentin se ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit të marrë nga apeli ndërsa bëhet me dije se vendimi ende nuk është administruar zyrtarisht.

Kujtojmë që në vitin 2024 Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit, duke ia ulur dënimin nga 22 në 7 vite burg. Po ashtu apeli ndryshoi dhe akuzën nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.

Gjykata e Apelit shpalli gjithashtu të pafajshëm gjashtë efektivët e Shqiponjave – Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu – të cilëve gjykata e Elbasanit u kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove.

Edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, u shpallën të pafajshëm, pasi gjykata e Elbasanit ua kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove secilit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021 gjatë një shkëmbimi zjarri ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur Emiljani Prenga, Paulin Vuksani – dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota. Paplekaj ka pranuar krimin, duke deklaruar se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026