Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi masat për pezullimin e 6 policëve

2 Korrik 2022 | 14:27

Gjykata e Elbasanit ka miratuar kërkesën e prokurorisë e për  pezullimin e 6 efektive të policisë  së këtij qyteti.

Ata akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rreme dhe shpërdoruar detyrën në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Dy ditë më parë gjykata la në fuqi masat për dy ish-drejtorët e policisë së Elbasanit Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të njjata akuza.

Në dosjen hetimore thuhet se punonjësit e policisë mund ta kishin shmangur ngjarjen e rëndë nëse do të kishin ndërhyrë.

Të 8 këta policë kanë qenë në vendin e ngjarjes përpara se të vinte viktima dhe simpatizantët e tjerë të partisë socialiste.

Ata  mund ta shoqëronin në komisariat Mehmet Grecën, personin e ndaluar nga Struktura për Mbrojtjen e Votës e Partisë Demokratike, pasi dyshohej se kishte në makinë materiale zgjedhore.

Por, kjo nuk ka ndodhur. Më pas personat janë përfshirë në një konflikt me armë ku ka pasur shkëmbim zjarri.

Arbër Papleka ka qëlluar për vdekje Pjerin Xhuvanin dhe ka plagosur Elton Bodinakun dhëndër i viktimës.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026