Vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës lë në burg Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin

19 Korrik 2025 | 13:09

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Renis Dobrës.

Para togave të zeza, ata kanë mohuar përfshirjen në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Ndërkohë, dy persona të tjerë të dyshuar për të njëjtën ngjarje, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, vijojnë të jenë në arrati dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

23-vjeçari Renis Dobra dyshohet se u mbyt me litar mbrëmjen e 8 korrikut, pasi fillimisht u mor peng.

Trupi i tij u gjet buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina ishte në ujë. Policia zbardhi vrasjen pas këqyrjes së një sërë kamerash sigurie, të cilat i çuan te makinat me qira që autorët e dyshuar kishin marrë për disa ditë me radhë.

Dyshohet se prishja e pazareve të drogës në Gjermani ishte shkaku i vrasjes së Renis Dobrës.

23-vjeçari ishte i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026