Vrasja në Klos, PD: Policia në dijeni të konfliktit, nuk mori asnjë masë
Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Klos, ku mbetën të vrarë Lir dhe Kenard Shira, babë e bir dhe u plagosën Eglantin dhe Renato Hasula, po ashtu babë e bir.
Në një deklaratë nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se Besnik Mjeshtri është punonjës i Policisë Bashkiake të Klosit.
Ai lëshoi akuza duke thënë se policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe siç duket qartë nuk ka marrë masë për parandalimin.
“Është një goditje për çdo shqiptar kur e merr vesh se arma që shteti i jep punonjësit për mbrojtjen e qytetarëve del nga brezi për t’i vrarë ata. Është një goditje kur familjet me lidhjet me partinë-shtet, siç është rasti i Klosit bëjnë akte kamikaze në mes të vendit, duke e ditur veten të paprekshëm.” –tha ai.
Më tej ai shtoi se fakti që autori i vrasjes është polic bashkiak e bën shtetin dy herë fajtor.
“Vetëgjyqësia është bërë modë në shtetin e Edi Ramës sepse policia nuk kryen detyrën, nuk e njeh komunitetin dhe problematikat e tij ,nuk kontrollon territorin, nuk veprojnë si profesionistë, dhe i braktisin qytetarët në duart e vetëgjyqësisë”- theksoi Noka.
LEXONI GJITHASHTU:
- 17-vjeçari kishte lidhje me vajzën e autorit, detaje nga masakra me 3 të vrarë
- Vetëvritet autori; 3 viktima dhe 2 të plagosur, bilanci i masakrës në Klos
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave