Vrau me grushte ndërtuesin në Vlorë, dënohet me 3 vite djali i anëtares së KLP
Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar ditën e sotme nga Gjykata e Vlorës me 3 vite burg.
Ndaj utorit është pranuar akuza “vrasje nga pakujdesia” neni 85, atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj, ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka.
Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte akuza për “vrasje me dashje” por kjo është rrëzuar. I pranishëm në sallë avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit.
Autori nuk ka qënë i pranishëm në sallë pasi sipas avokatëve kishte probleme shëndetësore.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi pas një përplasjeje fizike mes Rei Metës dhe viktimës Armando Meshau, që më vonë përshkallëzoi deri në vdekjen e inxhininerit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri”, në gusht të vitit të shkuar.
Pas ofendimeve e sharjeve kundrejt njëri-tjetrit, situata u përshkallëzua në dhunë, ku mbeti i vdekur 55-vjeçari Meshahu.
Rei Meta, asokohe punonjës në Drejtorinë e Doganave në Tiranë, u arrestua 4 orë pas ngjarjes në zonën e Lungomares.
Kujtojmë se Rei Meta është djali i Nurihan Metës, anëtares së KLP-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng