Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja! Arrestohet autori

6 Tetor 2025 | 15:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Nga të shtënat e regjistruara brenda sallës gjyqsore është qëlluar për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur lehtë babë e bir të cilët ndodheshin në sallën e gjyqit.

Gjyqtari fatkeqësisht nuk ia ka dalë t’iu mbijetojë plagëve dhe ka mbërritur pa shenja jetë në spitalin e Traumës. Dy të plagosurit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Babai ka marrë plagë kraharor dhe këmbë ndërsa i biri ka marrë plagë në dorë.

Autori është identifikuar si Elvis Shkambi. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë procesit gjyqsorë lidhur me një konflikt të hershëm në Shkodër. Mësohet se 31 familje ishin në konflikt për një objekt me xhaxhin e autorit, Gjon Shkambi. Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka shoqëruar edhe Gjon Shkambi.

Ai pretendon se është pronar i objektit dhe se ka dokumentacionet. Gjon Shkambi ka kërkuar lirimin e pronave dhe prej kohësh është në proces gjyqsor me familjet të cilat pretentojnë se Shkambi ka dhunuar pronat e tyre dhe se ka dokumente false.

Autori i vrasjes ka deklaruar se vrasjen e ka kryer pasi ishte i detyruar dhe se po humbte gjyqin. Të shtënat nisën në momentin kur gjyqtari Kalaja po jepte vendimin tragjik i cili i mori jetën. Një prej familjarëve që  ishte në gjyq me familjen Shkambi është shprehur se janë kërcënuar me vrasje.

Kjo ngjarje ka sjellë reagime të shumta që nga sistemi i drejtësisë deri te figura të rëndësishme të politikës. Institucionet e drejtësisë kanë vënë theksin te mungesa e sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kërkojnë veprim të menjëhershëm.

Nga politika gjithashtu ka patur reagime të shumta që nga kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Sali Berisha te ministri i Drejtësisë dhe ministria e Brendshme. Rama u shpreh se ky agresion kriminal kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit. Nga ana tjetër Berisha theksoi se ngjarja është dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe kërkoi dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026