Vuçeviç: Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova, me asnjë çmim

6 Maj 2024 | 09:50

“Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova dhe Metohia, me asnjë çmim. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Natyrisht, anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet objektivi ynë strategjik. Ne nuk do ta braktisim rrugën evropiane, sepse është në interes të ekonomisë, infrastrukturës dhe qytetarëve tanë. Megjithatë, anëtarësimi i plotë nuk është afër, por jo për fajin tonë. Së pari, Brukseli duhet të vlerësojë nëse është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj”, tha kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviç në një intervistë për Novosti.

“E theksoj edhe një herë, ne nuk do të heqim dorë nga lufta për sovranitetin dhe integritetin tonë. Serbia, e udhëhequr nga SNS, nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturve Kosova, dhe jam i sigurt se as përpjekja e tyre për të hyrë në Kombet e Bashkuara nuk do të ketë sukses. Lufta nuk është e barabartë, por në fund do të fitojmë!”, tha Vuçeviç në një intervistë për Novosti.

“Ne jemi të vendosur të ruajmë paqen. Stabiliteti dhe paqja janë të nevojshme për ne, sepse janë parakusht për mirëqenien kombëtare. Sot, ushtria jonë është e fuqishme, më e forta në rajon dhe është mjaft e fortë për të penguar çdo agresor të mundshëm dhe çdo përpjekje të Kurtit për të shkaktuar një pogrom të ri apo “Stuhi” të marsit”, theksoi më tej ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026