Vuçiç: Banjska është krim i madh, nuk mund ta ekstradoj Radoiçiçin në Kosovë

7 Tetor 2023 | 12:24

“Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiçin në Kosovë, sepse ne nuk e njohim Kosovën, ai ishte aleat i ngushtë i imi, por jo mik”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për “Sky News” ai ka prezantuar detaje të reja nga dëshmia e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, se një pjesë të armëve, përveç BeH-së, dyshohet se i ka blerë edhe në Serbi dhe Kroaci, shkruan Euronews Serbia.

I pyetur për pretendimet e Prishtinës se Beogradi i ka planifikuar ngjarjet në Banjskë, i ka pajisur një grup serbësh me armë dhe për fotografitë e Policisë së Kosovës, të cilat tregojnë se shumica e armëve të konfiskuara janë prodhuar në Serbi, presidenti i Serbisë tha se është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin.

“Kush do të besojë se në fakt është diçka ndryshe, pothuajse askush”, tha Vuçiç në një intervistë të transmetuar nga Kossev.

Presidenti serb theksoi se pjesëtarët e Policisë së Kosovës përdorin edhe armë të prodhuara në Serbi, por se Serbia nuk ua ka shitur atyre.

Vuçiç është përgjigjur pozitivisht kur është pyetur nëse Radoiçiç është aleati i tij i ngushtë.

“Nuk ka dyshim, ai ka qenë nënkryetar i Listës Serbe”, tha ai. Megjithatë, ai nuk pranoi se Radoiçiç ishte miku i tij. “Ai u akuzua. Ishte një krim i madh, i madh”, theksoi Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026