Vuçiç kërcënon Malin e Zi: Na e punon pas krahëve, të enjtën e shohim kë kemi mik

20 Maj 2024 | 09:59

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalimin përpara se të nisej për në Nju Jork, lëshoi kërcënime dhe ofendime në drejtim të Malit të Zi.

Ai kritikoi Podgoricën që ka njohur Kosovën dhe që po mbështet me votë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, që pritet të miratohet këtë të enjte në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është hera e pare që ata na e kanë punuar pas krahëve”, tha Vuçiç duke iu referuar Malit të Zi.

“Unë nuk ndërhyj në punët e brendshme të Malit të Zi dhe është vendim i tyre se si do të votojnë ka të bëjë me një truk perfid… Nuk është arritur marrëveshje me Serbinë për amendamentet e rezolutës. Dikush e ka bërë që të lajë ndërgjegjen se pse do ta votojnë rezolutën”, shtoi ai.

Mali i Zi ishte vendi i 49 që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti serb më tej shtoi se është i vetëdijshëm për atë që e pret vendin e tij.

“Unë i di përmasat e forcës që na kërcënon, e di sa të mëdhenj dhe të fortë janë, por e vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është se do të luftojmë më mirë nga se e presin”, tha Vuçiç mes të tjerash.

“Të enjtën do të shohim kë kemi miq të vërtetë”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026