Vuçiç “kërcënon” Malin e Zi: Shpresoj që janë të vetëdijshëm çfarë po bëjnë
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohet sot me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelji.
Siç thuhet në njoftimin për media të Zyrës, takimi do të fillojë në orën 17:00, në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës.
Pas takimit, dy zyrtarët do të kenë dhe deklarate për mediat.
Aleksandër Vuçiç ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të shkojë në Nju Jork për t’iu drejtuar edhe një herë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe t’u bëjë thirrje atyre që të mos votojnë për rezolutën për Srebrenicën.
Në fjalimin e tij në tubimin parazgjedhor në Lazarevac, ai përmendi se në ditët në vijim do të ketë bisedime edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe me zyrtarë ukrainas dhe rusë.
Vuçiç thotë se dhjetë ditët e ardhshme do të jenë ditë luftimesh të vështira për Serbinë.
Nuk kemi asgjë më të madhe dhe më të rëndësishme se Serbia në botë, tha presidenti i Serbisë.
“Shpresoj që Mali i Zi të është i vetëdijshëm çfarë po bën”, tha Vuçiç. Ai paralajmëroi se retë e errëta po varen mbi Serbi dhe se ai shpreson se Podgorica nuk do ta lërë të zhgënjyer popullin serb.
Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi