Vuçiç: Më krahasojnë me Hitlerin sepse nuk duan Serbinë

Aleksander Vuçiç
5 Mars 2024 | 09:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në rrjetet sociale ka postuar një video në të cilën ankohet për shkrimet dhe krahasimet që po i bëhen atij pas fjalimit që e mbajti dje.

“Vetëm pse fola në sallën e shumicës mbrëmë. Për shkak të përparimit të përshpejtuar të Beogradit dhe Serbisë, për shkak të asaj që thashë për faktet për pagat në rajon dhe se Serbia është e para në rajon për sa i përket pagave sot”, ka shkruar Vuçiç.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në një tubim të partisë së tij pas vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd për shkak të vjedhjes së votave.

Vuçiq ka thënë se dëshiron një fitore bindëse për partinë e tij në zgjedhjet e Beogradit, “në mënyrë që Beogradi të mbetet në duar të mira dhe të zhvillohet”.

Ai po ashtu tha se “nuk ka interes personal për të marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet e reja në Beograd, por se ka interes si qytetar i Beogradit”.

Por, Vuçiç në fjalimin e tij është nxehur duke thënë se lufta po fillon.

”Le të jetë një luftë e panderprerë. Deri në fitoren përfundimtare”-ka thënë Vuçiç në fjalimin e tij, i cili në rrjetet sociale është krahasuar me fjalimet e Hitlerit gjatë Rajhut të Tretë.

Presidenti i Republikës së Serbisë dhe deputet i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiç, tha se opozita nuk është në gjendje njerëzore të pranojë disfatën dhe se ata vetë janë të vetëdijshëm se në Beograd nuk ka pasur vjedhje zgjedhore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026