Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë sot një vendim, në lidhje me pjesëmarrjen në Samitin e Brukselit, BE-Ballkani Perëndimor.
Konsultimet e Vuçiç me anëtarët e qeverisë dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt janë ende duke u zhvilluar, sipas një njoftimi të Presidencës, shkruan Tanjug.
Në një bisedë telefonike me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell të martën, Vuçiç tha se sot në mesditë do të merret një vendim i përbashkët pas konsultimeve me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe atë maqedonas, Dimitar Kovaçevski.
Bashkimi Evropian do të mbajë një takim të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor më 24 qershor në Bruksel.
Ky takim përkon me seancën e planifikuar të Këshillit Evropian në datat 23 dhe 24 qershor, pasi anëtarët e Komisionit Evropian ranë dakord të propozojnë që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit për në BE.
Një vendim i tillë ngriti çështjen e fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Unioni duhej të hapte bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në fund të vitit 2020. Por Bullgaria ka bllokuar hapjen e bisedimeve zyrtare për shkak të një mosmarrëveshjeje me Maqedoninë e Veriut që lidhet me historinë dhe gjuhën.
LEXONI GJITHASHTU
- ‘Presim një tjetër jo’, Rama diskutim me Vuçiç dhe Kovaçevskin për samitin e BE
- Vuçiç paralajmëron bojkot të Samitit BE-Ballkani Perëndimor
E kujt i plasi per vendimin e vellait basketbollist. Te mjeret ne sa poshte po vazhdojme te rrukullisemi