“Vuçiç nuk ka për të bërë gjë”, studiuesi: Do qe marrëzi të vepronte kundër Kosovës

13 Shtator 2024 | 20:50

Studiuesi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi ka komentuar në emisionin Balkan Talks qasjen që përdori Vuçiç në diskursin e tij përgjatë konferencës së jashtëzakonshme.

Sipas studiuesit, nisur nga retorika që përdor Vuçiç, por dhe nga pozita që ai ka krijuar në Ballkan, nuk pritej që të ndodhte diçka që do të mund të dëmtonte Kosovën.

“Ishte një fjalim i zakonshëmi presidentit Vuçiç, pra kjo është mënyra se si ai komunikon me popullin serb. Ka një pritshmëri shumë të madhe, por edhe tension. Ka një lloj retorike shumë të veçantë, duke e ngritur diskursin dhe pritshmëritë shumë lartë, por tregon që ai është personi që i ul gjakrat. Që kur e dëgjova fjalimin e tij  me historinë e konfliktit alla Putin me Rusinë, aty e kutpova që s’kishte për të ndodhur asgjë. Nga stili i tij, është stil që fillon si i inatosur, pastaj u pa që ishte diçka krejtsisht e zakonshme. Unë personalisht e prisja, sepse këtë stil ka ai dhe me aq sa e njoh Serbinë, nuk ka për të bërë asgjë. Ka krijuar një politikë të brendshme ku Vuçiç është në një pozitë të mirë, do ishte marrëzi që ai të bënte ndonjë gjë kundrejt Kosovës, Bosnjes,” u shpreh Krisafi.

Gjithë kjo situatë, lidhur me pritshmëritë e opinionit publik që Vuçiç do të ndërmerrte masa të rënda ndaj Kosovës, është krijuar nga raportimet e mdiave serbe, të cilat më herët kanë deklaruar se presidenti serb pritej ta shpallte veriun e Kosovës, territor të pushtuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026