Vuçiç para takimit me Kurtin në Ohër: Do të ruajmë Serbinë e plotë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se qeveria në Beograd do të ruajë “Serbinë e plotë, ashtu siç është e parashikuar në Kushtetutë”.
Në Kushtetutën serbe, Kosova figuron si pjesë e Serbisë, shkruan REL.
Ai këto deklarata i bëri më 17 mars gjatë një vizite në perëndim të Serbisë, një ditë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do të bisedojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi bërë shumë gabime në të kaluarën dhe nuk duhet të përsërisim gabime të tilla”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se Serbia “nuk do të izolohet”.
“Para nesh na pret një periudhë jo lehtë, por kur ne udhëheqim një politikë të përgjegjshme, serioze dhe të mençur, Serbia del fituese”, u shprehai dhe përsëriti se do të “ruajë paqen”.
LEXONI GJITHASHTU
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026