Vuçiç: Sfidat ekonomike po rriten për Serbinë
Sfidat ekonomike që pasojnë luftën në Ukrainë po bëhen gjithnjë e më të vështira për Serbinë, tha presidenti Aleksandar Vuçiç.
Vuçiç ka paralajmëruar se në ditët në vijim do t’i informojë qytetarët e Serbisë për masat që do të ndërmerren.
“Ne po reagojmë ndaj çmimeve më të larta në histori, si qymyri, energjia elektrike dhe gazi, dhe të gjitha lëndët e para. Por çmimet e produkteve ushqimore bazë po rriten në mënyrë dramatike,” tha ai në një video të postuar në Instagram.
Dhoma Ekonomike e Serbisë njoftoi më 25 shkurt se nuk ka nevojë që popullsia e Serbisë të grumbullojë stoqe për shkak të luftës në Ukrainë.
Ukraina dhe Rusia janë eksportues të mëdhenj të drithërave, por Serbia vetë-mjaftohet në prodhimin e këtyre mallrave, njoftoi Dhoma e Tregtisë.
Ndërkohë Vuçiç tha se Serbia do të kapërcejë “sfidat politike” në lidhje me situatën në Ukrainë.
Qëndrimi zyrtar i Serbisë, i miratuar më 25 shkurt në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, është se Serbia e mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës, por se ajo nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për momentin.
Parlamenti Evropian shprehu keqardhje për mospërshtatjen e Serbisë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.
Në e PE-së, thuhet se mos rreshtimi i Serbisë përkrah vendeve perëndimorë dëmton procesin e anëtarësimit drejt BE-së dhe “përsëritet pritja që kandidatët për anëtarësim në BE të përshtaten jo vetëm me ligjet e BE-së, por edhe me politikën e jashtme dhe të sigurisë së bllokut”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
- 15:52 Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv
- 15:44 SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
- 15:44 Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
- 15:37 Gruaja e Peskov, Tatiana Navka kundërshton në gjykatë sanksionet e BE-së ndaj saj
- 15:30 Arabia Saudite rrëzon dronët e nisur nga Iraku drejt objekteve të saj të naftës