Vuçiç: S’ka konflikte nëse themelohet bashkësia e komunave serbe në Kosovë

24 Shtator 2023 | 21:30

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se vetëm me themelimin e komunave serbe në veri të Kosovës do të shuhen konfliktet.

Në një deklaratë për mediat ai i bëri thirrje popullit  për paqe dhe përmbajtje.

“E thërras bashkësinë kombëtare që të bëjë thirrje të themelohet bashkësia e komunave serbe. Kjo është mënyra e vetme që serbët të mos ndiqen në vatrat e tyre dhe mos të ketë më konflikte. I bëjmë thirrje popullit tonë për paqe dhe përmbajtje, ti besojnë shtetit të tyre. Mos të ketë gjakderdhje më të madhe.’- tha Vuçiç

Më tej ai ka shtuar se përplasjeve mes grupeve terroriste serbe dhe policisë së Kosovës, Serbia ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa nënvizoi se do t’i ndërmarrin me kujdes vendimet.

‘Ata kanë thënë se kanë qenë luftëtarët për liri, vetëm Serbia si duket ka qenë terroriste. Për në kjo është një leksion një mësim. Keni mundur të dëgjoni sot se gjithçka është organizuar nga Beogradi. Ne sot gjithë ditën kemi pasur jo mbledhje por një takim të këshillit për Siguri Kombëtare dhe do të shfrytëzojmë durimin tonë dhe vendimet do ti marrim me kujdes. Do ti përgatisim në mënyrë të hollësishme dhe me këto vendime do të dalim para qytetarëve tanë dhe para popullit tonë për ditët në vijim.’- tha Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026