Vuçiç zbardh propozimin që iu bë Kurtit në Bruksel: Ne dhamë maksimumin
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç foli për mediat pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel, i cili u organizua me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Siç tha ai më herët gjatë ditës së sotme, nuk ka pasur marrëveshje me Prishtinën për targat në veri të Kosovës, shkruan Euronews Serbia.
Vuçiç tha se është krenar për faktin se delegacioni serb erdhi në Bruksel me një qëllim të qartë për të rënë dakord dhe negociuar, për të ruajtur paqen, jetën e njerëzve dhe stabilitetin e gjithë rajonin.
“Ne u sollëm me përgjegjësi, në mënyrë racionale, sepse besojmë se nuk ka asnjë nënë të tillë që do të dëshironte t’i kthehej një fëmijë në arkivol, as motër, as grua, as fëmijë dhe e konsideruam jashtëzakonisht të rëndësishme ta bëjmë më të mirën tonë, të pranojmë zgjidhje kompromisi, pavarësisht se si u kritikuan për këtë, sepse është diçka e rëndësishme për ne. Ne bëmë maksimumin”, tha ai.
Ai sqaroi se Serbia ishte e gatshme për targa status neutrale, por se ajo që tashmë është nënshkruar, e cila është në “qarkullim ligjor”, duhet të zbatohet.
“Thelbi i problemit është se po përpiqen të na thonë, ndoshta një ditë do të merrni një komunitet, por kur ta pranoni pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
Mbi 6,500 njerëz nisin Marshimin e Paqes, përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse