Vuçiç zgjat pushimet dimërore të shkollave, kërkon të pengojë protestat në Beograd
Dhjetëra mijëra vetë po protestojnë në Beograd kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij. Për të dobësuar ndikimin e protestave, qeveria serbe ka vendosur të zgjasë pushimet dimërore të shkollave.
Ndërkohë, grupe pro-qeveritare kanë tentuar të pengojnë organizimin e protestave duke shkaktuar përplasje të dhunshme.
Protestat e organizuara nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, janë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad që shkaktoi 15 të vdekur më 1 nëntor.
Gjithashtu, protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion. Revolta e studentëve në Serbi, filloi me bllokimin e Fakultetit të Arteve Dramatike në kryeqytetin serb dhe më pas u përhap në më shumë se 50 fakultete të tjera në të gjithë vendin.
Shkollat në të gjithë Serbinë do të mbyllen për pushimet dimërore një javë më herët se sa ishte planifikuar këtë vit, pasi qeveria e presidentit nacionalist, Aleksandar Vuçiç, kërkon t’i ndalë protestat kundër korrupsionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje