Vulin vizitë në Moskë: Serbët dhe rusët çliruan botën

12 Gusht 2024 | 15:39

Numri dy i qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin ndodhet në një vizitë zyrtare në Rusi. Këtë të hënë ai mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të partizanëve jugosllavë në Parkun Patriot pranë Moskës.

Në një mesazh pas ceremonisë, Vulin u shpreh se “serbët dhe rusët e fituan lirinë e tyre në Luftën e Dytë Botërore dhe lirinë u sollën edhe kombeve të tjera”.

Qeveria e Serbisë njofton se Vulin do të takohet me zyrtarët më të lartë të Rusisë në Moskë, si dhe do të vizitojë ekspozitën e pajisjeve ushtarake në kuadër të Forumit Ushtarak dhe Teknik Ndërkombëtar “Ushtria 2024”.

Brenda pak muajsh që kur është zgjedhur zëvendëskryeministër, Vulin ka vizituar dy herë Rusinë.

Vizita e numri dy të qeverisë se Serbisë në Moskë shihet si një mbështetje e hapur ndaj Rusisë, në kohën që shumica e vendeve europiane kanë vendosur sanksione ndaj saj.

Vulin është një politikan i sanksionuar nga SHBA për korrupsion dhe aktivitete që cenojnë sigurinë e Ballkani, por pavarësisht kësaj presidenti Aleksandër Vuçiç e bëri pjesë të qeverisë. Ai ka qenë drejtor i Shërbimit Sekret Serbe dhe cilësohet si një nga ideatorët e ngjarjes së Banjskës në Kosovë, ku një grup paramilitarësh serb sulmoi policinë e Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026