Xhaçka: Gratë në Kosovë u lanë pas për të mbledhur pjesët e mbetura të luftës

18 Janar 2022 | 19:03

“Si është e mundur që gratë duhet akoma të luftojnë për diçka kaq elementare si barazia, e për të njëjtat të drejta si burrat që janë gjysma tjetër e popullsisë?”

Me këtë pyetje, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u është drejtuar pjesëmarrësve në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë debatit me temë: Gratë, Paqja dhe Siguria.

“Është e ndërlikuar, që edhe në kohën ku jetojmë barazia e të drejtave, e përfaqësimit, edukimit dhe mundësive nuk janë të mirëqena nëse je grua”, tha Xhaçka.

Ajo gjatë këtij fjalimi kujtoi se jo shumë kohë më parë, në Kosovë është përdorur dhunimi seksual si armë lufte ndaj mijëra grave.

“E them si një mësim që ne shqiptarët e kemi nxjerrë nga historia jonë. E pamë këtë në Kosovë. Gratë u lanë pas për t’u kujdesur për familjet e tyre, gratë u lanë pas për të mbledhur pjesët e mbetura”, ka deklaruar Xhaçka.

Ajo tha se “gratë përdhunoheshin, torturoheshin dhe vriteshin si shënjestra të qëllimshme të një fushate kriminale të spastrimit etnik”.

Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë besohet se janë 20,000 persona që janë përdhunuar nga forcat serbe. Prej tyre, 1,048 veta kanë marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës, bazuar në një ligj të miratuar në vitin 2014.

Në më shumë se dy dekada pas luftës, autoritetet në Kosovë kanë dënuar vetëm një person për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka në proces mbi 1,250 raste të krimeve të luftës, përfshirë raste të dhunës seksuale.

Misioni evropian i EULEX-it – përgjegjës për sundimin e ligjit – ka përfunduar procesin e dorëzimit të dosjeve tek autoritetet e Kosovës në janar të vitit 2019, kur edhe ka dorëzuar 434 dosje policore të krimeve të luftës.

Në vitin 2018, një Komision qeveritar nisi punën për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale të luftës.

1,618 persona kanë aplikuar për statusin e tillë, i cili i siguron viktimës edhe një pension prej 230 eurosh në muaj.

Statusi u është konfirmuar 1,048 personave; 224 aplikime janë refuzuar dhe 304 raste pritet të shqyrtohen.

Me ligjin në Kosovë, viktimë e dhunës seksuale të luftës është personi që i ka mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit në periudhën 27 shkurt,1998 – 20 qershor, 1999.

Ministrja Xhaçka, gjatë pjesëmarrjes së saj në këtë debat theksoi se barazia gjinore është një prioritet i lartë për qeverinë shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026