Xhaçka: Vullnet për kompromis me Dandias për ta referuar çështjen e detit tek GjND

21 Dhjetor 2022 | 10:32

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një deklaratë të përbashkët për mediat me homologun grek Nikos Dendias është shprehur se Greqia është fqinj i çmuar dhe partner i besueshëm në rrugën  e Shqipërisë drejt  integrimit evropian.

Në fjalën e saj ajo tha se kanë mirëkuptim për të kërkuar zgjidhje për çështje të vështira ndërsa përmendi dhe çështjen e detit, temë e cila prej vitesh është kthyer në një diskutim të gjerë politik.

Ndër të tjera ajo tha se me Dandias kanë vullnet për kompromis për të referuar çështjen e detit te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Intensifikimi i kontakteve, shprehje e vullnetit për të forcuar bashkëpunimin dhe thelluar më tej marrëdhëniet. Të një mendjeje se marrëdhëniet shqiptaro-greke duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë. Kemi mirëkuptim për të kërkuar zgjidhje për çështje të vështira, si shfuqizimi i Ligjit të Luftës apo çështje të karkakterit kufitar. Kufizimi i zonave detare, vullnet për kompromis për ta referuar çështjen tek GjND”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026