Xhaka vlerësohet maksimalisht nga Zvicra, shpallet lojtari i vitit për 2022-shin

24 Janar 2023 | 09:08

Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2022 nga Federata Zvicerane e Futbollit.

Gazeta BlicSport raporton se Xhaka ishte një nga lojtarët e paktë që arriti kulmin e 100 paraqitjeve me kombëtaren e Zvicrës vitin e kaluar.

Ai ka pasur një vit të mirë edhe si kapiten i Arsenalit, ku aktualisht është duke udhëhequr Premier League-m angleze.

Xhaka ka lindur në Basel të Zvicrës, më 27 shtator 1992, në një familje shqiptare nga Podujeva e Kosovës.

Ndërsa vëllai i tij, Taulant Xhaka, ka luajtur më parë për kombëtaren shqiptare, ku vlen të theksohet se ai ishte pjesë e kualifikimit historik të Shqipërisë për Euro 2016.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026